Ish-punëtori i denoncon për “rrahje” Ramush e Daut Haradinajn, por më pas tërhiqet

Ish-punëtori i denoncon për “rrahje” Ramush e Daut Haradinajn, por më pas tërhiqet

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, para rreth tre muajve janë denoncuar në polici për “rrahjen e një punëtori të tyre”.

Në dokumentet të cilat i ka siguruar KOHA, Haradinajt i ka denoncuar në Polici një mjeke kujdestare, e cila i ka dhënë ndihmë mjekësore një personi me lëndime trupore të cilat, sipas tij, ishin pasojë e rrahjes nga vëllezërit Haradinaj.

Ky rast ishte iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

Dy javë më pas, “ankuesi ka kërkuar që të mbyllet rasti në stacionin policor”.

Sipas KOHA-s, vëllezërit Haradinaj nuk janë intervistuar në asnjë cilësi për denoncimin ndaj tyre.

Ngjarje raportohet të ketë ndodhur më 22 qershor ku “pas sulmit” të pretenduar, ankuesi ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë. /Insajderi.com