Selmanaj: Ka pasur mospajtime mes partnerëve që e kanë rrezikuar qeverinë

Selmanaj: Ka pasur mospajtime mes partnerëve që e kanë rrezikuar qeverinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dritan Selmanaj, ka folur për problemet e shpërfaqura mes partnerëve të koalicionit gjatë qëndrimit në Uashington, njofton Insajderi.

Semanaj, në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se “mospajtimet rreth marrëveshjes kanë shpërfaqur mospajtime mes partnerëve të koalicionit, sa që e kanë vënë në pikëpyetje vazhdimësinë e bashkëqeverisjes”.

Slemanaj tutje ka shtuar se “ne megjithatë ne si qeveri kemi qenë të vendosur që të shkojmë para ne koordinim me partneret tonë strategjik SHBA-në”.

I pyetur se sa po tregon arrogant si LDK ndaj partnerëve tjerë? – Selmanaj ka thënë “Jo, ne për çdo gjë i informojmë partnerët, por ne disa raste pjesëmarrja ne takime diplomatike është edhe çështje protokolli dhe nuk i shmangemi”.

Selmanaj, më pas ka komentuar edhe deklarimet e presidentit Thaçi për rrezikun që i kanoset Kosovës me Asociacionin, duke thënë se “Thaçi vetë i ka vendosur bazat e Asociacionit, ndërsa ish kryeministri Mustafa ka bërë çka ka mundur për ta dobësuar atë marrëveshje”.