Kurti: Ujmani është toka jonë

Kurti: Ujmani është toka jonë

“Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, kështu ka deklaruar ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke e lidhur me atë se “Ujmani nuk është pasuri natyrore, por “liqen artificial”.

Në një postim të gjatë në Facebook, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se Ujmani është “toka jonë”.

Ai ka kritikuar marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit, një pikë të të cilit dokument çekët edhe liqeni i Ujmanit.

“Ujmani nuk është ndërtuar në bashkëpunim me Republikën tjetër (sot Serbia), as nuk ka pasur për destinim përdorimin e ujërave të grumbulluara në të nga të dy etnitet asokohe brenda federatës (sot shtete të pavarura), por vetëm dhe vetëm të Kosovës. Këtë e vërteton çdo dokument zyrtar, por edhe projektimi i këtij kompleksi ujor-energjetik”, ka arsyetuar Kurti.

Albin Kurti diskutimet për liqenin e Ujmanit i ka lidhur edhe me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Ujmani pra nuk i takon Serbisë e madje as nuk i duhet Republikës së Serbisë. Ujmanin duket që e kanë veçse për ‘Zajednicë’, si ujë për ‘Zajednicë”, tha Kurti. /Insajderi.com

Ujmani është toka jonë Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e…

Gepostet von Albin Kurti am Donnerstag, 17. September 2020