Lajçak: Temat e diskutuara sot në Bruksel konfirmuan kompleksitet dhe ndjeshmëri

Lajçak: Temat e diskutuara sot në Bruksel konfirmuan kompleksitet dhe ndjeshmëri

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas përfundimit të takimit të sotëm mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë në Bruksel, njofton Insajderi.

Duke mos dhënë shumë detaje, Lajçak tha që është konfirmuar se çështjet e diskutuara janë të ndjeshme dhe komplekse.

“Sapo përfundoi bisedimet e sotme me kryenegociatorët Maroku Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronën. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes”, ka thënë Lajçak me anë të një postimi në Twitter.

Nga ana tjetër, Gjuriq ka deklaruar para mediave serbe se ai bashkë me delegacionin e tij kanë insistuar për hapjen e temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por tha se kjo u kundërshtua nga përfaqësuesit e Prishtinës. /Insajderi.com