Kuvendi vazhdon nesër seancën plenare nga ora 10:00

Kuvendi vazhdon nesër seancën plenare nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me seancë plenare edhe gjatë ditës së nesërme, me fillim prej orës 10:00, njofton Insajderi.

Për vazhdimin e kësaj seance ka bërë të ditur sot edhe shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili tha se kanë marrë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh nesër kur pritet edhe të vazhdojë seanca e Kuvendit, të hidhet për votim rezoluta për dialogun.

Pas rreth shtatë orësh raportimi të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, para të zgjedhurve të popullit, për marrëveshjen e Uashingtonit dhe dialogun në Bruksel, ka përfunduar seanca plenare e ditës së sotme, njofton Insajderi.

Në fund të seancës nuk pati kuorum për të hedhur në votim rezolutën për dialogun. /Insajderi.com