Demi: Gjysma e qytetarëve mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro

Demi: Gjysma e qytetarëve mund të tërheqin nga Trusti vetëm 31 euro

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, ka thënë se gjysma e kontributpaguesve pensional mund të tërheqin nga mesatarisht nga Trusti vetëm 31 euro, transmeton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Demi thotë se gjysmën e kësaj shume “përbijë banka në emër të mirëmbajtjes”.

Po ashtu Demi ka shkruar edhe se “Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në ditë shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtuar vetëm një biletë aeroplani”.

Postimi i plotë i Demit:

Gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti VETËM 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do e përbij banka në emër të mirëmbajtjes.

Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në dit shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtu vetëm një biletë aeroplani.

E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marr 170 euro ndihmën e premtuar nga Pakoja “Emergjente”.

Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit.

Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh.

Para disa ditësh deri sa po i preja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga Pakoja për pagesën e qerasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu” – tha.

E po që ka plotë të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me u tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve. /Insajderi.com