Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrihet marrëveshja me Serbinë

Spanja e gatshme ta njohë Kosovën nëse arrihet marrëveshja me Serbinë

Një ndër vendet evropiane të cilat po vazhdojnë të mos e njohin Kosovën si shtet, Spanja do të ishte e gatshme të njihte Republikën e Kosovës nëse kjo e fundit arrin të zgjidhë një marrëveshje me Serbinë, njofton Insajderi.

Kështu thuhet nga Madridi zyrtar, respektivisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës.

”Pozicioni spanjoll mund të sintetizohet në fjalinë vijuese: ‘asgjë pa marrëveshje, gjithçka me të’, përfshirë njohjen politike [të Kosovës] dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

Siç shkruan EUobserver Spanja nuk e ka njohur Kosovën sepse e konsideroi shpalljen e pavarësisë së saj të 2008 “në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe idenë tonë për një Evropë të larmishme dhe tolerante”, vuri në dukje ministria.

Por, Spanja besoi në ”pashmangshmërinë e një marrëveshje [midis Kosovës dhe Serbisë], edhe me koncesionet e vështira që do të nënkuptojë”, shtoi ministria spanjolle. /Insajderi.com