Vetëvendosje tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun – kërkon sërish nga PDK ta votojë mocionin

Vetëvendosje tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun – kërkon sërish nga PDK ta votojë mocionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku, ka thënë se shefët e disa grupeve parlamentare janë duke zhvilluar një takim për ta harmonizuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk arriti të kalojë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës meqë nuk kishe kuorum, por që nuk ka treguar se shefët e cilave grupe janë takuar, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Lëvizja Vetëvendosje, Çeku ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit, për çka siç ka theksuar se pas kritikave që ka bërë mbrëmë, PDK duhet të votojë për rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke treguar tutje edhe pse nuk është votuar rezoluta për dialogun.

“Mungesa e kuorumit ishte mbrëmë për shkak se seanca ishte e gjatë dhe nuk kishte deputetët…sot arsyeja është harmonizimi i tekstit të rezolutës e pse kemi edhe grupe të tjera parlamentare që kanë shprehur interesim ta votojmë dhe kanë votuar komentet e tyre tashmë shefat e Grupeve Parlamentar por merren me harmonizimin e tekstit dhe gjatë ditës do të vendoset së votim dhe besoj që kjo rezolutë do të kalojë sepse aty nuk kërkojmë më shumë se sat të sigurohemi që sovraniteti nuk do të cenohet dhe që në diskutime Serbinë nuk dot ë shkohet si e ka bërë ky delegacioni jo legjitim dhe i papërgatitur i zotit Hoti. Është një diskutim që po bëhet nga shefi i grupit parlamentar. ..janë disa grupe parlamentare që po marrin pjesë në harmonizimin e tekstit të rezolutës”, tha Çeku.

Ndërsa, sa i përket projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili nuk u votua në seancën e djeshme, ai tha se pakoja e rimëkëmbjes duhet të ndryshoj. Por ai tha edhe se mungesa e votave tregon edhe mungesën e legjitimitetit të qeverisë.

“Arsyet sepse mendojmë që pakoja e rimëkëmbjes duhet të ndryshoj dhe kjo që është propozuar nuk është e duhura i kemi shpalosur tashmë rregullisht sidomos ekonomistët e Lëvizjes e kanë arsyetuar e argumentuar disa herë. Kjo çështje të mos trajtohet vetëm në rrafshin e vendimmarrjes së kuvendit sepse kjo qeveri duhet të dëshmojnë që kanë numrat për të qeverisur. Ne jo kot po themi se kjo qeveri nuk kanë as numrat e as legjitimitetin e duhur. Momentin që një ligj kaq i rëndësishëm vjen në kuvend dhe qeveria nuk arrin të siguroj më shumë se 41 vota, unë mendoj që reflektorët duhet të kthehen nga mungesa e legjitimiteti të qeverisë. Realisht për një ligj kaq të rëndësishëm për çfarë ata po pretendojnë që është nëse kanë vetëm 41 vota në kuvend kjo është dëshmia më e mirë që kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të shkoj”, tha ai. /Insajderi.com