Katër viktima dhe 57 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e përditshëm të tyre.
Përveç viktimave dhe rasteve të reja, përgjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 137 persona të shëruar nga ky virus.
“Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003”, thuhet në njoftim.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, bën të ditur IKSHPK. /Insajderi.com