Profesoresha e Shkencave Islame, Besa Ismaili, është anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Besa Ismaili që është praktikuese e fesë Islame dhe profesoreshë në fakultetin ku ligjërohet feja Islame, duket se nuk do ta ketë të lehtë “ballafaqimin” me këshilltarin e Kadri Veselit, Blerim Latifin.
Kjo sepse, këshilltari i të parit të partisë, Blerim Latifi, është i njohur për deklarimet e tij rreth fesë Islame dhe kundërshtitë e mëdha që ka me personat religjoz në Kosovë.
“Problemi është tek Islami tradicional dhe Islami i shkretëtirës, të ishullit arabik i cili është i kontaminuar me islamizëm politik. Islamizmi politik është anti-amerikanizëm”, është një ndër deklarimet e Latifi kohë më parë.
Për anëtarësimin e saj, Veseli ka shkruar se ndjehet i gëzuar që Ismaili e ka gjetur vetën në PDK dhe sipas tij, ajo do t’iu ndihmojë ta luftojnë korrupsionin e nepotizmin./Insajderi.com/