A do ta ketë Kosova fatin e Bosnjës?  – Bëhen me qeveri 14 muaj pas zgjedhjeve

A do ta ketë Kosova fatin e Bosnjës?  – Bëhen me qeveri 14 muaj pas zgjedhjeve

Katërmbëdhjetë muaj pas zgjedhjeve, Bosnje-Hercegovina është bërë më në fund me një qeveri qendrore pas miratimit dje nga deputetët, një ngjarje që u përshëndet nga Brukseli, i cili pret që ajo të marra masat e nevojshme për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

Që prej fundit të luftës ndërkomunitare (1992-95), Bosnja është ndarë në dy entitete, një serbe dhe një kroato-boshnjake, të bashkuara nga një qeveri qendrore, e ngarkuar kryesisht për Punët e Jashtme, Mbrojtjen dhe Financat.

Presidenca boshnjake emëroi në mes të nëntorit, Zoran Tegeltija në postin e kryeministrit, me misionin për të formuar një qeveri qendrore.

“Kjo qeveri e re i hap rrugën një angazhimi të ri nga partitë politike në kuadër të përparimit të vendit në rrugën drejt BE-së”, deklaroi shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell dhe komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një komunikatë.

Përbërja e qeverisë, që përfshin nëntë ministra, u ratifikua nga 29 prej 42 anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.

Emërimi i Tegeltijas, një ekonomist 58 vjeç, i dha fund një bllokimi 13 mujor mes tre anëtarëve të presidencës kolegjiale, që përfaqëson boshnjakët (myslimanë), kroatët (katolikë) dhe serbët (ortodoksë), për shkak të qëndrimeve të tyre të ndryshme mbi afrimin e vendit të tyre me NATO-n.

Ndërsa Kosova ka më shumë se dy muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet që u mbajtën më 6 tetor. Peng për marrëveshjen e koalicionit qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, po e mbanë posti i presidentit. Të premten mbahet seanca e konstituimit të Kuvendit, ndërsa ende nuk ka marrëveshje ndërmjet këtyre dy subjekteve që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit./Insajderi.com