A do ta ndajë autostrada e Dukagjinit AAK-në dhe Nismën – përgjigjet Haradinaj

A do ta ndajë autostrada e Dukagjinit AAK-në dhe Nismën – përgjigjet Haradinaj

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Bershia deklaroi se autostrada e Dukagjinit mund të jetë ndarje e rrugëve për AAK-në dhe Nismën. Kësaj deklarate i është përgjigjur kryetari i AAK-sw dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se zgjedhjet janë demokraci dhe të shëndetshme – andaj sipas tij AAK nuk ka histori të keqe me zgjedhjet. Kryeministri ka theksuar se autostrada e Dukagjinit për atë është jetike, shkruan Insajderi.

“Autostrada për atë zonë për mua është jetike. E përkrahi autostradën, nuk e përkrahu ndonjë çmim të shtrenjtë, ndonjë dallavere”, ka thënë Haradinaj shkruan Insajderi.

Deputeti i Nismës ka thënë se ideja e ndërtimit të autostradës e cila po proklamohet, është e gabuar.
Ai thotë se duhet të jetë një autostradë e tipit të hapur, pasi që thekson se shumë biznese janë në atë rrugë dhe me lëvizjen e trasesë shumë prej tyre do të falimentojnë. Ai ka thënë se tipin e mbyllur të autostradës do ta kundërshtojnë edhe në Kuvend.

Ai ka thënë se autostrada mund të jetë pikë kyçe e cila i ndan me AAK-në.

“Edhe me u rreziku Qeveria nuk bëhet nami, me rëndësi është të shpëtohet shteti. Ne duhet të mendojmë për qytetarët. Kemi prioritete të tjera për të cilat mendoj që edhe kryeministri edhe të gjithë e dinë”, tha ai.