A do të bashkëpunojë LDK-ja me VV-në apo me të dorëhequrit? – përgjigja e Veliut

A do të bashkëpunojë LDK-ja me VV-në apo me të dorëhequrit? – përgjigja e Veliut

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka hedhur poshtë çdo mundësi, që subjekti politikë që ai përfaqëson të bashkëpunojë me VV-në apo me të dorëhequrit.

Ai ka thënë se bashkëpunimi me Vetëvendosjen aktualisht është i vështirë për shkak të dallimeve që kanë këto dy subjekte.

“Nuk e besoj, ne duhet të punojmë me anëtarësinë tonë që është shumë stabile. Ne duhet të punojmë me partitë, por jo me grupe të tilla për shkak se ne kemi shumë dallime. Tash për tash bashkëpunimi me VV-në është i vështirë”,ka thënë Veliu në T7.

Veliu ka thënë se ideologjia e VV-së që përfaqëson ndaj institucioneve të Kosovës si dhe ndaj LDK-së e bënë të pamundur bashkëpunimin me VV-në.

“Po vetë subjekti i VV-së, vetë ideologjia që ata përfaqësojnë, vetë sjelljet e tyre ndaj institucioneve të Kosovës, ndaj LDK-së dhe ndaj disa zhvillimeve të vendit na bëjnë të kemi dallime të shumta”, ka thënë Veliu./Insajderi.com