A do të bashkëpunojë me Kurtin për referendumin e bashkimit me Shqipërinë, flet Haradinaj

A do të bashkëpunojë me Kurtin për referendumin e bashkimit me Shqipërinë, flet Haradinaj

Lideri i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës dhe njëherit bartësi i listës së kandidatëve për deputet nga kjo parti, Ramush Haradinaj, ka thënë se kërkesa e referendumit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk është kalkulim politik.

Haradinaj, i pyetur nëse do të bashkëpunojë me Vetëvendosjen lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se nuk e di nëse subjekti opozitar ka hequr dorë nga një ide e tillë.

“Nuk e di, ndoshta kanë hjekë dorë prej kësaj. Nuk ka të bëjë me një kalkulim të këtillë. Unë po du me qenë real edhe para qytetarëve edhe para aleatëve”, ka deklaruar ai në ‘Prime Time’ në Kanal 10.

Përveç tjerash, ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se është i hapur të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike në vend për ta zgjidhur çështjen e presidentit./Insajderi.com