![A do të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit?- Konjufca: Nuk është koha e dorëheqjeve](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/auto_Glauk_KOnjufca_kryetar_-_Seanca-konstituimi-Legjislatures-Shtate-Konjuvca-Kyreparlamentare-Prishtine-26-12-2019-ab_31579105114-730x440.jpg)
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur për herë të parë për kërkesën e LDK-së që ai të dorëhiqet nga pozita e kryeparlamentarit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja e koalicionit.
I pyetur nga mediat se a do të largohet nga posti i kryeparlamentarit, për t’i hapur rrugë formimit të koalicionit, Konjufca është përgjigjur se në Kosovë nuk është koha e dorëheqjeve.
Ai thotë se në vend është koha e emërimeve.
“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që që është koha e emërimeve”, tha Konjufca.
Konjufca është emëruar në postin e kreut të Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit.