U raportuar se sot Glauk Konjufca pritet të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.
Por kjo nuk do të ndodhë. Të paktën kështu thotë zyra për media e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një përgjigje për Insajderin, zëdhënësi për media i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se Konjufca do nuk do të jap dorëheqje.
Lajmi është krejtësisht i pavërtetë. Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit”, ka thënë Manxhuka për Insajderi.
Ky reagimi erdhi pas një lajmit se Vetëvendosje do të heq dorë nga posti i kryeparlamentarit.
Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë afatin e fundit Vetëvendosjes, që deri të dielën ta pranojë ose refuzojë ofertën e saj, ku përfshihet që kryeparlamentari t’i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, ku më pas kjo pozitë do t’i kalojë automatikisht Vetëvendosjes. /Insajderi.com
Shiko edhe: