A do të jenë falas? MSH flet për vaksinat e premtuara nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës

A do të jenë falas? MSH flet për vaksinat e premtuara nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës

Edhe pse kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi sot se vaksinat e para anti-COVID në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt, ai nuk dha detaje për ato të cilat janë premtuar nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, i cili tha se një pjesë prej 500 mijë vaksinave të para do t’i dhurohet Kosovës.

Se a janë dakorduar për vaksinat në fjalë, me institucionet shëndetësore të Shqipërisë, nga Ministria e Shëndetësisë kanë dhënë detaje për Gazetën Online Insajderi.

Ky dikaster i Qeverisë në detyrë thotë se “çështja është diskutuar edhe midis ministrave të Shëndetësisë dhe janë këmbyer informacione të nevojshme rreth profesionistëve shëndetësorë të inkuadruar në luftën kundër COVID-19”.

Mirëpo, informacion ende nuk ka se sa vaksina është paraparë të ndahen nga Shqipëria për Kosovën.

“Numri i saktë do të përcaktohet kur Shqipëria t’i ketë marr vaksinat”, thonë tutje nga MSh.

Të pyetur nëse qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë për vaksinat në fjalë, meqë në adresimin e tij për publikun, Edi Rama kishte thënë se qytetarët e Shqipërisë do të vaksinohen falas, Ministria e Shëndetësisë thotë se donacionet nuk paguhen, andaj njësoj do të jetë edhe për popullin e Kosovës.

“Ndërsa, Kosova, ka siguruar buxhet prej 40 milionë eurovë (në kuadër të buxhetit 2021) për vaksinat që do t’i blejë vetë dhe nevojat për COVID-19, kështu që çdo vaksinë që do t’u jepet qytetarëve të Kosovës, do të jetë falas.

Edhe pse vaksinat e para në Kosovë pritet të vijnë në mes të shkurtit, nga MSh nuk e përjashtojnë mundësinë që ato të arrijnë edhe më herët.

“Sasitë e para pritet të arrijnë në mes të shkurtit, por kjo nuk e përjashton mundësinë që vaksinat kundeër COVID-it të kenë arritur edhe më herët”, thonë nga kjo ministri.

Ndonëse ende nuk dihet nëse do të ketë një vend enkas për vaksinim, ashtu sikurse Qendra e Studentvëe që u shndërrua në qendër karantinimi për personat që vinin brenda territorit të Kosovës nga vendet tjera, Minsitria e Shëndetësisë thonë se ka shumë opsione, por që nuk është përcaktuar deri më tani.

“Ka shumë opsione duke filluar nga IKSHPK, qendrat e vaksinimit në komuna, por për fillim mund të merret në konsiderim edhe ndonjë lokacion i veçantë”, thotë zyra për komunikim.

Gjatë ditës, kreu në detyrë i qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se po planifikojnë që deri në 20 mijë persona të vaksinohen brenda ditës, ndërsa ka shtuar se lista e personave që do të vaksinohen do të publikohet në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër komuna.

“Dje janë konkretizuar 535 mijë vaksina me Pifzer, me Austrinë 600 mijë vaksina, 720 mijë me Kovazin. Janë ndarë 40 milionë euro për vaksinën anti-COVID’19. Presim që vaksinat e para të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Hoti.

Ndrësa, në ditën e parë të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës anti-COVID të kompanisë ‘Pfizer’, ndërsa një pjesë të kësaj sasie e ka premtuar edhe për Kosovën.

Rama tha se marrëveshja është zyrtarizuar dhe se dozat e para të vaksinës do të arrijnë gjatë këtij muaji. Ndërsa, do të ofrojë një sasi të vaksinave për të vaksinuar punëtorët shëndetësorë në Spitalin e Prishtinës.

“Nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës duke e lënë në pritje. Nuk ia zgjidhin këtë hall, por do i ndihmojnë. Kosovës do t’i dhurojmë një sasi për bluzat e bardha në mënyrë që heronjtë e vijës së parë në Spitalin e Prishtinës të nisin në të njëjtën kohë vaksinimin me heronjtë tanë”, ka thënë Rama. /Insajderi.com