A do te jetë Kujtim Shala i propozuari i LDK-së për president – Flet Mustafa

A do te jetë Kujtim Shala i propozuari i LDK-së për president – Flet Mustafa

Zëdhënësi për media nga LDK, Besian Mustafa ka mohuar se Kujtim Shala do të jetë i propozuari i tyre për postin e presidentit.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Mustafa tha se këto janë spekulime pasi që LDK nuk propozon kandidat deri të vijë koha e zgjedhjen së presidentit.

“Është spekulim i pavërteta LDK nuk jep emër për presidentin deri të vjen koha -për zgjedhjen e presidentit”, tha Mustafa për Insajderin.