
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka treguar nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re.
Në një intervistë për ‘Reporteri’, Veseli ka thënë se ata nuk i kanë fituar zgjedhjet me 6 tetor dhe do të jetë opozitë.
“Ndoshta është mirë të bëhet dallimi im me të tjerët unë nuk thom po e me dal jo, asniherë. Nuk i kemi fituar zgjedhjet em 6 tetor dhe do të jemi opozitë mirëpo PDK asnjëherë nuk do të jetë vakon i mashtrimeve në politikë”, ka thënë Veseli.