Gykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura nga Serbia të mos merren parasysh për zgjedhjet e 6 tetorit, dhe si e tillë kjo e bën NISMA të kalojë pragun dhe të jetë pjesë e Kuvendit.
Bilall Sherifi e ka konfimuar për Gazetën Metro se Supremja ka vendosur që rreth 3 mijë vota të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Kemi informacione, por po presim që Gjykata Supreme të dal publikisht. Vendimi i tyre pritet të jetë i njetë me PZAP,” ka thënë Sherifi për Metro.
Kujtojmë, që NISMA në këto iu fut garës në këto zgjedhje me AKR’në dhe PD’në, ku fillimisht nuk e kaluan pragun sipas KQZ’së, po pas vendimit të PZAP për mospranim të votave nga Serbia, ua mundësoi hyrjen në legjistraturën e shtatë.
Kështu, duke ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë votave të ardhura nga Serbia.