A do të kandidojë Memli Krasniqi për kryetar, flasin nga PDK-ja

A do të kandidojë Memli Krasniqi për kryetar, flasin nga PDK-ja

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, njoftoi të premten se Memli Krasniqi dhe Enver Hoxhaj kanë shprehur interesim për të kandiduar në zgjedhjet e 3 korrikut për të marrë postin e të parit të PDK-së, transmeton Insajderi.

“Ka interesim të z.Krasniqi. Kemi parë një interesim prej kryetarit aktual të partisë, kemi parë edhe te të tjerët por s’ka kandidatura zyrtare’, theksoi ai.

“Janë dy-tre çështje ai që bëhet lider. E para me ruajt unitetin, me i ruajt vlerat që i ka PDK-ja dhe me dëgjuar zërin e votuesit që s’i do njerëzit që kanë abuzuar me pozitat zyrtare”, u shpreh Gjoshi në T7.

Sipas tij, vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje dhe PDK duhet të jetë e përgatitur.

“Duke parë këtë qeveri të dobët, kjo mundet çdo moment me të çu në zgjedhje’, shtoi Gjoshi, sekretar elektoral.

Gjoshi tha se kandidaturat për të parin e PDK-së duhet të zyrtarizohen deri më datë 1 korrik. Konventa Zgjedhore mbahet më 3 korrik./Insajderi.com