A do të kandidojë Qëndron Kastrati për komunën e Kamenicës?

A do të kandidojë Qëndron Kastrati për komunën e Kamenicës?

Kryetarit aktual i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i duhet edhe disa ditë kohë që ta marr vendimin nëse do të kandidojë si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor, shkruan Insajderi.

Ai në një prononcim për Gazetën Online Insajderi ka thënë se tashmë është duke e shqyrtuar mundësinë.

“Më duhen edhe disa ditë kohë, jam duke menduar nëse do të kandidojë”, është shprehur ai.

Partia Social Demokrate ka vendosur që të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Ata shtuan se nuk mendojnë se zgjedhjet lokale nuk kanë ndonjë prioritet.

“Ky vendim nuk vjen sepse kemi bërë ndonjë hierarki prioritetesh ku zgjedhjet lokale nuk janë në fillim. Ne jemi të bindur se edhe këto zgjedhje, sikur zgjedhjet parlamentare janë kornizim i luftës politike që s’do ta pranojmë. Numri, ligji dhe forca janë termat që i vizaton pushteti. Pozita jonë është jashtë tyre, si botëkuptim dhe si praktikë”, thuhet në postim.

PSD ka shtuar se kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati do ta vlerësojë vetë se a do të rikandidojë në komunën e Kamenicës apo jo.

“Njëkohësisht, sot i kemi deleguar, Grupit Punues të Kamenicës dhe Kryetarit Kastrati vendimin për pjesëmarrjen eventuale në Komunën e Kamenicës. Secili vlerësim i tyre, është i pranueshëm për ne”, është deklaruar më tej./Insajderi.com