A do të ketë takim me Kurtin? – kështu u përgjigj Isa Mustafa

A do të ketë takim me Kurtin? – kështu u përgjigj Isa Mustafa

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në fazën finale të mundësisë për të arritur marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Përkundër se pas tri ditëve pritët të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk kanë arritur formalizmin e koalicionit të ardhshëm.

Në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke mos e mohuar takimin për sot me liderin VV-së, Albin Kurtin tha se nuk e di a do të ketë takim.

“Nuk e di a do të ketë takim”

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ka mbi dy muaj që është duke negociuar me LDK-në për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse. Por edhe pse kanë arritur pajtim për programin qeverisës, dallimet janë shfaqur në ndarjen e pushtetit, ku LDK mes tjerash po kërkon postin e presidentit.