A do të marrë pagë shtesë Veliu pasi u emërua koordinator nacional për luftimin e terrorizmit

Agim Veliu nuk do të marrë pagë ekstra për këtë pozitë.

A do të marrë pagë shtesë Veliu pasi u emërua koordinator nacional për luftimin e terrorizmit

Zyra e kryeministrit ne një sqarim për media ka thënë se emërimi i Agim Veliut si koordinator nacional për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrrorizmit nuk do të jetë shkak për meditje dhe staf ekstra për ministrin cili drejtron Ministrinë e Brendshme

“Ai nuk do të marrë asgjë ekstra për këtë pozitë shtesë”, thuhet në njoftim.

Emërimi i koordinatorit sipas zyrës së kryeministrit nuk nënkupton se është krijuar pozitë e re, Veliu nuk do të ketë pagë e as stafë shtesë për të vepruar në këtë pozicion për luftimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Terrorizmit.

Sot kishte pasur reagime të shumta pasi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë kohës së Qeverisë Haradinaj kishte kritikuar emërimin e koordinatorëve, duke e konsideruar si keqpërdorim të buxhetit. /Insajderi.com/