A do të marrin pjesë të dorëhequrit në tryezën e ftuar nga LDK?

A do të marrin pjesë të dorëhequrit në tryezën e ftuar nga LDK?

Grupi i Deputetëve të Pavarur të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë vendosur ende nëse do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për tryezë politike nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja Shqipe Pantina, ka thënë sot se ftesa nga LDK është pranuar, por që nuk është vendosur ende nëse do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese. Ka thënë se vendimi do të merret gjatë ditës së sotme.

“Po ftesën e kemi pranuar, edhe besoj që gjatë ditës vendosim për pjesëmarrje. Kjo pasi një grup i deputetëve nuk janë në Prishtinë. Por ftesën e kemi pranuar”, ka thënë ajo.

Pantina duke e komentuar organizimin e kësaj tryeze, ka thënë se LDK-ja vetëm po jep konkluzione para diskutimeve. Kjo duke aluduar në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Sipas Pantinës, partitë në koalicion nuk kanë arsye të dakordohen për zgjedhje

“Ideja është e pranueshme megjithëse ata para se të marrin tryezën po e supozojnë një konkluzion e që është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo duhet të disutohet edhe të del në tryezë, edhe pse e shoh të vështirë, pasi partitë që janë në pushtet nuk kanë arsye pse duhet të dakordohen për zgjedhje”, ka thënë Pantina për Lajmi.net.

Kjo e fundit gjithashtu ka theksuar se ka nevojë që partitë të ulen të bisedojnë për temat e nevojshme.

“Sidoqoftë, ka tema për të cilat partitë ka tema që duhet të ulen e të bisedojnë. Ne sot besoj e vendosim”, theksoi Shqipe Pantina.

Tryeza e LDK-së mbahet nesër nga ora 13:00 në Kuvendin e Kosovës.