
Mirëpo, sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka kundërshtuar idenë e Presidentit Thaçi, edhe pse sipas tij, është i rëndësishëm për të biseduar për procesin e dialogut me Serbinë.
Ai shtoi se në këtë Grup të Unitetit, është me rëndësi të mos jetë Presidenti Thaçi.
Sveçla: Në çfarë do Grupi që Hashim Thaçi mund ta udhëheq, VV nuk merr pjesë
“Rezultat mund të ketë por ky rezultat në bazë të përvojës do të jetë i tmerrshëm nëse ne lejojmë që Hashim Thaçi apo njerëzit rreth tij bëjnë çfarë donë me këtë proces, por edhe me Kosovën në përgjithësi. Në çfarë do grupi që Hashim Thaçi mendoj që ta udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë”, theksoi Sveçla.
Edhe partitë tjera opozitare janë për arritjen e një konsensusi politik, por jo të jetë Presidenti Hashim Thaçi drejtues i dialogut me Serbinë.