A do të qëndrojë Osmani në LDK?

Vjosa Osmani sot ka vizituar Obiliqin në ditën e parë të punës pas shkarkimit nga pozitat drejtuese të LDK-së.

A do të qëndrojë Osmani në LDK?

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani nuk ka treguar nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Lidhjen Demokratike të Kosovës pasi subjekti politik i Isa Mustafës e ka shkarkuar atë nga dy pozitat drejtuese; nënkryetare dhe anëtare e lartë e kryesisë.

Osmani sot ka vizituar Obiliqin, në ditën e parë të punës pas shkarkimit nga pozita e nënkryatares.

E pyetur se a do të vazhdojë të qëndrojë në LDK, ajo nuk ka dashuir të përgjigjet, duke thënë se e konfirmon atë që ka thënë.

“Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që e kam thënë, vetëm e rikonfirmojmë secilën fjalë që e kam thënë”, tha Osmani.

Vjosa Osmani u shkarkua me 70 vota nga 123 sa kishin të drejtën e votimit në këshillimin e përgjithshëm të LDK-së. /Insajderi/