
“Deputetët veprojnë në bazë të asaj që vendos Kryesia dhe strukturat e partisë”.
Kështu tha nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj kur u pyet nga Klan Kosova nëse deputetët e partisë së Ramush Haradinaj do të qëndrojnë në sallë kur të votohet Qeveria dhe Presidenti.
Kjo sipas Kadrijaj varet nga vendimi që do të marrin strukturat. Të cilin ende nuk e kanë marrë.
“Do të ketë takime dhe do të diskutohen të gjitha çështjet. Ne të gjithë deputetët veprojmë konform vendimeve që merr Këshilli Drejtues”, tha ajo. /Insajderi.com