A do të shpallen zgjedhjet, flet Hashim Thaçi

A do të shpallen zgjedhjet, flet Hashim Thaçi

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se qytetarët do të njoftohen me kohë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë”, ka shkruar Thaçi.

Neni 97, pika 5 e Kushtetutës së Kosovës e përcakton edhe situatën në të cilën momentalisht ndodhet vendi.

Neni 95 [Zgjedhja e Qeverisë]5. Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

Pra, sipas Kushtetutës vendi mund të mos shkojë në zgjedhje, por vetëm ta zëvendësojë Kryeministrin. /Insajderi.com