A do të takohen sot Kurti e Mustafa?- Flasin nga VV

A do të takohen sot Kurti e Mustafa?- Flasin nga VV

Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues të Albin Kurtit për formimin e qeverisë së Kosovës.

Krye i Vetëvendosjes dhe ai i LDK-së nuk po arrijnë të dakordohen për marrëveshjen e bashkëqeverisjes, pavarësisht shumë takime që kanë zhvilluar.

Të pasuksesshme dolë të jenë edhe dy takimet e fundit: ai të hënës dhe të martës.

Nuk dihet nëse sot do të ketë ndonjë takim tjetër ndërmjet tandemit politik në tentimet e fundit për t’u bërë bashkë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra për Informim e Lëvizja Vetëvendosje.

Gazeta Insajderi për atë se a do të ketë takim a po jo e ka pyetur edhe Zyrën për Informim të LDK-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Derisa kjo te merret vesh – një gjë tjetër dihet me siguri: Isa Mustafa ka ritheksuar se partia e tij nuk heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit, ndërsa Albin Kurti po ashtu ka thënë se nuk ka kthim para datës 26 dhjetor.

Mbetët të shihet nëse VV dhe LDK do të merren vesh gjatë orëve dhe ditëve të ardhshme, apo kjo çështje do të mbes në “dorë të tjetërkujt”./Insajderi.com