A do të takohet sot me Isa Mustafën? – flet Albin Kurti

A do të takohet sot me Isa Mustafën? – flet Albin Kurti

Albin Kurti ka deklaruar se sot do të takohen me Isa Mustafën, shkruan Insajderi. 

Njësoj, sikurse Mustafa edhe Kurti ka thënë do të takohen sot por nuk e dinë saktë orën. Teksa është shprehur optimist rreth mundësisë së arritjes së marrëveshjes.

“Se a do të arrijmë marrëveshje nuk e di, por, jam optimist për arritjen e marrëveshjes”, ka deklaruar Kurti.

I pari i VV-së nga Peja ka thënë se takimi i fundit me LDK-në ishte të premten dhe nuk është mbajtur në Prapashticë.

“Takimi i fundit ishte të premten, jo në Prapashticë po në Universitetin Amerikan. Sot do të takohemi prap me z.Mustafa, por ende nuk ka vend dhe orë të caktuar”, tha Kurti.

Ndonëse, Kurti e Mustafa janë shprehur optimist rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme për koalicion qeverisës, njësoj nuk po mendon nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Veliu, pas mbledhjes së Kryesisë ka deklaruar se nuk e marrin parasysh ofertën e re të VV-së, për 2 ministri më shumë duke ia lënë VV-së Kryeparlamentarin.

Veliu ka deklaruar se janë duke pritur që VV të deklarohet për ofertën e tyre të mëhershme.

Veliu del kundër ofertës së re nga VV: Nuk e di çfarë lloj oferte është ajo