A do të testohen deputetët që morën pjesë në seancë, tregon Naser Ramadani

A do të testohen deputetët që morën pjesë në seancë, tregon Naser Ramadani

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramdani, ka thënë që çdo qytetar i Kosovës, pa asnjë përjashtim duhet t’i nënshtrohet testimit për koronavirus nëse ka dyshime.

Ramadani përmes një konference për media, ka theksuar se këtu nuk bëjnë përjashtim as deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë qenë pjesëmarrës në seancën ku u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Së pari, çdo deputet është qytetar i Republikës së Kosovës dhe të gjithë këta i nënshtrohen protokolleve të Institutit Kombëtar, Ministrisë së Shëndetësisë dhe të OBSS-së të cilët rekomandojnë që të testohen sipas protokolleve”.

“Protokollet ekzistuese nënkuptojnë që çdo qytetar i Kosovës që ka shenja dhe simptoma kilinike  pra që dyshohet se ka koronavirus duhet të testohet”.

“Asnjëri nuk është i përjashtuar, dhe duhet t’i përmbahemi në mënyrë strikte ashtu siç i jemi përmbajtur deri tani, pa asnjë dallim të çfarëdolloj natyre”./Insajderi.com