A e di Zemaj se Veriu po futet në karantinë?

A e di Zemaj se Veriu po futet në karantinë?

Ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së ka thënë se për çdo veprim dhe masë të marrur nga komunat e veriut, ministria e tij është e informuar dhe në bashkpunim të vazhdueshëm.

Shtabi i menaxhimit të krizave i komunave të veriut, sot ka marrë vendim karantinimin e katër komunave të kësaj zone si dhe kufizimin e lëvizjeve nga ora 21:00 deri në ora 05:00 në mëngjes, raporton Insajderi.

“Është kërkesë e tyre, të cilën ne do ta mbeshtesim plotësisht. Ne jemi në kordinim me Rakiq dhe për këtë janë të informuara të gjitha institucionet si dhe kryeministri”, ka thënë Zemaj ndër të tjera në televizionin Klan Kosova./Insajderi.com