A e dinte ministri i drejtësisë se do vinte aktakuzë për Thaçin e Veselin?

A e dinte ministri i drejtësisë se do vinte aktakuzë për Thaçin e Veselin?

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka komentuar propozim-aktakuzës e Gjykatës Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, për siç thuhet krime lufte.

Ai në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nuk ishte në dijeni se propozim-aktakuza do të publikohej në ditën kur presidenti do të nisej për në SHBA, për të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit me palën serbe, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

Selimi beson se publikimi i propozim-aktakuzës ka pasur për qëllim që të prodhojë një efekt politik./Insajderi.com