A e duan shqiptarët Amerikën? – Kjo ishte përgjigjja e Albin Kurtit

A e duan shqiptarët Amerikën? – Kjo ishte përgjigjja e Albin Kurtit

Debati rreth marrëdhënieve Kosovë – ShBA është kthyer edhe një herë në skenën politike në Kosovës. Krejt kjo pas thirrjes së këtij vendi, se taksa 100% e vendosur ndaj prodhimeve nga Serbia duhet të hiqet.

Nëse kjo nuk bëhet zyrtarët amerikanë paralajmëruan prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Kjo ka bërë që jo vetëm presidenti Hashim Thaçi por edhe partneri i koalicionit qeverisës Kadri Veseli të kërkoj suspendimin e saj.

Por çfarë mendon Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, a e duan shqiptarët Amerikën.

Në vitin 2016 atëherë kur opozita organizonte protestat kundër marrëveshjeve me Serbi, Albin Kurti u fliste demostruesve për shqiptarët, Amerikën dhe frikën nga braktisja.

Teksa një grup qytetarësh diskutonin për raportet amerikano-kosovare me shkas deklaratat e ambasadorit Greg Delaëie, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u ka thënë drejtuesve se nga përvoja e tij ka mësuar një gjë mbi këto raporte.

“Nuk mendoj se shqiptarët i dojnë amerikanët, as Amerikën por mendoj që shqiptarët më shumë e kanë njëfar ankthi të mundësisë së braktisjes nga Amerika sesa që e dojnë Amerikën”, ka thënë Kurti.

Duke e shpjeguar frikën e shqiptarëve nga braktisja amerikane, Kurti ka tregonte një fabulë të një fëmije i cili nuk mendon se ka humbur në plazh por që e ka braktisur nana.

“Këta njerëz e kanë hallin se mos po na len neve Amerika. Nuk është që e dojnë por tuten mos po na len. Nuk është prej dashnisë”, ka thënë Kurti.