
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga zyra ndërlidhëse mes Kosovës e Serbisë që t’i lejohet vizita në vendin tonë, bashkë me Aleksandër Vulin, Marko Gjuriqin si dhe drejtorin e së ashtuquajturës “zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, njofton Insajderi.
Në media është raportuar se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e ka pranuar këtë kërkesë.
Gazeta Online Insajderi.com ka kontaktuar me ministrin e MPB, Agim Veliun. Ai hezitoi të fliste mbi këtë çështje.
“Nëse ka diçka ne lëshojmë komunikatë”, tha shkurt Veliu.
Më 26 mars të vitit 2018, Marko Gjuriq, ish-drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ishte arrestuar për shkak të vizitës pa leje në Veri të vendit. /Insajderi.com