A e kishte Pacollin në veturën e tij? Flet presidenti Thaçi

A e kishte Pacollin në veturën e tij? Flet presidenti Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka quajtur shpifje dyshimet që ka hedhur sot u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla paralajmëroi sot vendosjen në karantinë të presidentit Thaçi nëse ai e ka bartur me veturë nga Shqipëria në Kosovë, kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.

I pyetur nëse ka qenë Pacolli me të në veturë, Thaçi ka thënë se kjo është shpifje.

“Kjo është një shpifje tjetër ordinere”, tha ai.

Presidenti Thaçi ka njoftuar Sveçlën se ndodhet në shtëpinë e tij në fshatin Çagllavicë të Komunës së Graçanicës.

“Lokacioni im është në shtëpi, nëse do me ardhë Sveçla me këqyrë ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha Thaçi në RTV Dukagjini.