
Në reagimin e saj Majlinda Bregu Sekretare Gjenerale e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal , që ka selinë në Sarajevë, ka thënë se ka pasur mungesë informacioni dhe qartësie për rolin e këtij këshilli rreth inciativave rreth të ashtuquajturit minishengen. Ajo ka thënë se RCC vetëm është ftuar në takimet për minishengenin bashkë me BE’në SHBA, BB, BERZH për t’i dëgjuar propozimet e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Duke mos komentuar asgjë rreth refuzimit të Kosovës për të marrë pjesë RCC megjithatë lobon pak në favor të iniciativës duke thënë se “secila nismë që ka për qëllim heqjen e barrierave në rajon është domosdoshmëri dhe duhet të shqyrtohet”.
Por, si u përfshi RCC dhe Majinda Bregu në ditën kur Rama shfryu kundër kosovarëve në prani të Vuçiq dhe zyrtarëve të pranishëm. Së pari, ajo u përmend si lobuese dhe avokuese e kësaj ideje në Bruksel nga zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili në një intervistë për “Open” të TCH.
“Po, gjithçka është dakortësuar në Bruksel, nga Këshilli i koordinimit të Majlinda Bregut”, ka thënë Osmani i pyetur rreth zhurmës së bërë lidhur me mbështetjen që një nismë e tillë ka nga ndërkombëtarët.
Si duket Rama ka bërë diçka të tillë pasi ideja nuk është sponsoruar nga strukturat europiane në Bruksel, gjë që e ka konfirmuar edhe Vuçiq i cili ka thënë se atyre nuk u pëlqen kur ballkanasit bëjnë diçka vet.
Lidhur me këtë ka shkruar edhe gazetari i njohur shqiptar, Andi Bushati. Sipas tij deklaratat e Osmanit tregojnë se Edi Rama është angazhuar në një propagandë të shfrenuar në mbrojtje të idesë së Minishengenit, duke e paraqitur si një plan për të cilin është dakorduar me Amerikën dhe Evropën.
Ndër të tjera në reagimin e RCC’së së Bregut thuhet se duhet të merren parasysh të gjitha nismat rajonale që kanë për qëllim zhbllokimin e rrugës së integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkim Evropian.
“Prandaj ne i mbajmë sytë dhe veshët tanë të hapur për çdo propozim të vetëm të secilës ekonomi në rajon dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Se BE’ja nuk e mbështet një iniciativë të tillë e ka treguar edhe vendimi i krye diplomatit të BE’së, Josep Borell, për të mos marrë pjesë në Samitin e mbajtur së fundi në Tiranë.
Nismën për Minishengenin e ka bojkotuar plotësisht edhe Kosova, ndërkohë nga SHBA’të është bërë e qartë se pa përfshirjen e Prishtinës zyrtare nuk mund të jetësohet një ide e tillë.
RCC (Regional Cooperation Council) është një organizatë që ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit rajonal për vendet e Evropës Juglindore me qëllim të “promovimit të bashkëpunimit dhe integrimit evropian dhe euro-atlantik të Evropës Juglindore, në mënyrë që të frymëzojë zhvillimet në dobi të rajoni dhe njerëzve.
RCC kishte fillua punë zyrtarisht në mbledhjen e Ministrave të Punëve të Jashtëm në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore( SEECP) që ishte mbajtur më 27 shkurt të vitit 2008 në Sofje.