A e zbatoi urdhrin e Edi Ramës i pari i Tiranës – Veliaj ka pasur për t’i lyer shkallët

A e zbatoi urdhrin e Edi Ramës i pari i Tiranës – Veliaj ka pasur për t’i lyer shkallët

‘Urdhëri’ për t’i lyer shkallët e një pallati nga kryeministri shqiptar Edi Rama për të parin e bashkis së Tiranës Erion Veliaj, nuk dihet se a është zbatuar.

Ndonëse, Veliaj i përgjigjet pozitivisht Ramës kur  i thotë që ai vet personalisht të shkojë e t’i lyej shkallët.

Gazeta Insajderi, e ka pyetur të parin e Tiranës, se a e ka zbatuar këtë urdhër nga kryeministri i shtetit, mirëpo, ai nuk është përgjigjur.

Teksa dërgoi familjen Lala tek banesat sociale në Shkozë, kryeministri Edi Rama pati një debat me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për shkallët e palyera.

Rama urdhëroi Veliajn që ai vetë personalisht të shkonte të lyente shkallët e pallatit në orën 4 e 30 të mëngjesit.

Edi Rama: Po këto pse nuk i lyni këto o Erion? Pse nuk i lyeni këto muret?

Erion Veliaj: Do i lyejmë, do i lyejmë kryetar. Po…

Edi Rama: Ç’a do i lyejmë, mos ti shikoj më këto… Ky është dhe pallati që administroni ju.

Erion Veliaj: Do keni gjithçka këtu se Kryeministri është prefeksionist shikon dhe gjërat e vogla.

Edi Rama: Ore ç’a kryeministri, do lyeni shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.

Erion Veliaj: Ok./ Insajderi.com