A është arritur qëllimi i Iranit për prishjen e harmonisë fetare në Kosovë?- Flet Krasniqi

A është arritur qëllimi i Iranit për prishjen e harmonisë fetare në Kosovë?- Flet Krasniqi

Derisa një nga qëllimet e përhapjes së ideologjisë shiite në Kosovë përmes OJQ-ve të ndërlidhura me Iranin ka qenë ndarja e besimtarëve jo-sunnijë nga Bashkësia Islame e Kosovës, që është një shembull i rrallë në botë ku të dyja sektet bashkëveprojnë në një organizate, në Koosovë nuk ka ndodhë një gjë  e tillë.

Profesori i Gazetarisë në Kosovë, Milazim Krasniqi, ka thënë për InDoks se harmoninë fetare në Kosovë nuk ka mundur që ta prishë as okupimi i Serbisë.

“Harmoninë fetare dhe tolerancën e myslimanëve nuk mundet me prisht as Ahmadinexhad, as Rohani, kjo është rrënjësor është mishëruar në vetë identitetin tonë nacional, ne jemi një komb që kemi konsensus një lloj sinteze të besimeve fetare. Na funksiojmë si komb evropian që ka kriju një sinteze e harmoni fetare na funksiojnë si komb evropian, është munduar Serbia në mënyrë permanente më kry përçarje, nuk ka pas suksese në këtë aspekt, kjo është një nda vlerat më të mëdha të kombit tonë, është vlerë që të shërbej si model edhe për kombet e tjera evropiane që besoj që nuk ka në këtë aspekt”, ka thënë Krasniqi.

Përtej zhvillimeve në Iran, Irak e vendet fqinj atje, InDoks në këtë dokumentar do të tregojë hisen kosovare të këtij zhvillimi, që jo pak veta shprehin shqetësime që mund të nisë një luftë tipike në mes të Iranit e SHBA-ve. Disa shkojnë edhe më në ekstrem, dyshojnë që po nis lufta e tretë botërore/InsajderiInDoks