A është i gatshëm Haki Abazi të dalë sërish në debat me Molliqajn? – kjo është përgjigja e tij

A është i gatshëm Haki Abazi të dalë sërish në debat me Molliqajn? – kjo është përgjigja e tij

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka thënë se do të mund ta falte Dardan Molliqajn me një kusht për atë që ndodhi mbrëmë në emisionin Pressing të t7, por, assesi nuk do të donte një debat tjetër me të.

Abazi në “Radio 1”, është shprehur se do ta falte Moliiqajn sikur të kërkonte falje publike.

“Jo, dhe jo sepse unë nuk mendoj që populli ynë, qytetarët tonë, votuesit meritojnë çfarëdo lloj stërkeqje të debatit. Nuk mendoj që në asnjë formë unë duhet të ballafaqohem një debat të tillë në të ardhmen”, ka deklaruar Abazi, shkruan Insajderi.

Dardan Molliqaj nga Partia Socialdemokrate dhe Haki Abazi nga Vetëvendosje mbrëmë pas debatit në T7, patën edhe një ballafaqim fizik. Abazi madje ka theksuar se mbrëmë është marrë në pyetje nga Policia, derisa të njëjtën gjë nuk e ka bërë Molliqaj.

Molliqaj mbrëmë pas emisioni përmes një shkrimi në Facebook ka mohuar se ka mohuar se ka pasur përplasje fizike me Haki Abazin.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik. Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike”, ka shkruar ai.