“KEK-u deri më tani ka përfunduar të gjitha remontet të planifikuara që i ka pasur. I ka bërë të gjitha parapërgatitjet për sezonin dimëror. I ka siguruar edhe pajisjet nga të ftohtit”.
Kështu ka njoftuar Drejtori ekzekutiv për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli në një deklaratë për EO.
“Deri më tani gjatë këtij nëntë mujori KEK-u ka përmbushur planin e bilancit energjetik si për prodhimin e energjisë po ashtu edhe të thëngjillit me përpikëri dhe besojmë që edhe në muajt e dimrit do të vazhdojë kjo gjendje dhe ne do të vazhdojmë të prodhojmë me kapacitete të plota”.
Sipas Bucollit KEK-u nuk ka pasur pasoja të mëdha nga pandemia.
“Absolutisht ne deri më tani nuk kemi pasur probleme sa i përket prodhimit me energji eklektike, apo termike e cila shërben për ngrohjen e qytetarëve të Prishtinës. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem sa i përket pandemisë, vijave të punës” ka treguar ai. /Insajderi.com