A është Merkel “gruaja e zgjuar” që e përmendi Vuçiq për “non paper”-in?

A është Merkel “gruaja e zgjuar” që e përmendi Vuçiq për “non paper”-in?

Politikani serb, Vuk Jeremiq, duke komentuar “non paper”-in e publikuar të hënën në mediat kosovare, në të cilin flitet për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka vlerësuar se ai është një “balon testues”, transmeton Insajderi.

Jeremiq ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili të martën ka thënë se “non-paper”-i i dytë është shkruar nga një grua shumë e zgjuar.

Ai ka pohuar se mund ta marrë me mend se për bëhet fjalë, megjithatë s’ka pranuar që të spekulojë me ndonjë emër.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Ajo nuk do të humbte aq shumë kohë për të shkruar një letër të detajuar të këtij lloji”, ka theksuar Jeremiq, shkruan N1./Insajderi.com