A hyjnë ‘xhindët’ në trupin e njeriut? Përgjigjet imami që studioi në Egjipt

A hyjnë ‘xhindët’ në trupin e njeriut? Përgjigjet imami që studioi në Egjipt

Zuhdi Hajzeri, imami nga Peja që për një kohë kishte përkthyer për një imam tjetër nga Egjipti që në Kosovë kishte ardhur ekskluzivisht për tu marrë me rastet që pretendonin se kishin probleme mendore që nuk iu ofronte zgjidhje as psikologu e as psikiatri. Besonin që forca metafizike siç i njeh religjioni “xhindet” ishin futur në trupat e tyre. Edhe për të, pjesa më e madhe e atyre që sot bëjnë biznes me shërimin nga magjia janë mashtrues tipik.

“ Realisht kurani nuk ka baza sheriatike, po e përdorin  njerëzit që nuk kanë lidhje me fenë. Hoxhallarët tash po e keqpërdorin duke thënë së është shërues po nuk përcaktohet se çfarë shërimi, tash për përfitime personale është biznes i mirë, po e keqpërdorin shprehjen si ato të tjerat shërim e bëjnë edhe penicilinen për krejt sëmundjet e marrin çështjen e përdorimit të kuranit”, ka thënë Hajzeri.

Hajzeri ka thënë se shumica e gjërave që fliten nuk janë të vërteta dhe preferon që të shfrytëzohen më shumë instancat mjekësore.

“Nga përvoja që kam pasur, ka gjëra të tilla të sakta po ka shumë gjëra që nuk ka të bëjnë me hoxhën dhe i trajtojnë tek hoxha. Së pari njeriu duhet më shku ti shfrytëzoj të gjitha instancat mjekësore, nëse nuk arrin ndonjë sukses me provu me mënyra të tjera” ka shtuar  Hajzeri.

InDoks në këtë emision do të trajtojë këtë fenomen. Flasin njerëz që ishin të përfshirë në këtë fenomen. Ata që janë komplet kundër si dhe psikologë e psikoterapeutë që ofrojnë shërbime të ligjshme për problemet mendore. Ata pajtohen se mjekët popullorë e imamët e hajmalive që merren me këtë biznes shumë profitabil janë mashtrues.