A i ka rënë pishman për dorëheqje nga posti i kryeministrit? Flet Haradinaj

A i ka rënë pishman për dorëheqje nga posti i kryeministrit? Flet Haradinaj

Pas dorëheqjes së pa revokushme nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka filluar që të zhvillojë aktivitete në cilësinë e shefit të Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt sot, Ramush Haradinaj tashmë kryeministër i dorëhequr  ka propozuar që për ta sqaruar ligjërisht këtë situatë do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri në dorëhqeje ka potencuar vazhdimisht se nuk dëshiron që të lejojë krijimin e vakumit institucional, po ashtu i pyetur se a është pishman se ka dhënë dorëheqje, Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se nuk është në moshën minore që t’i bie pishman për një vendim tillë.

“ I pari që po ankohet është Vuçiqi e Daçiqi, janë anku njerëzit se pse kam dhënë dorëheqje kanë thënë se është trip poltik, nuk i kam dy vjet për t’i rënë pishman por gjysëm shekulli, e di po ashtu  se në çka po kaloj unë dhe vendi im, është vetëdija këto  janë rrethana serioze”, ka thënë Haradinaj/Insajderi.com