A i ka votat LDK-ja për votimin e qeverisë së re – flet Lutfi Haziri

A i ka votat LDK-ja për votimin e qeverisë së re – flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka folur për formimin e koalicionit LDK-AAK- Nisma për krijimin e qeverisë së re.

Haziri tha se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt. Sipas tij, synimi është që qeveria të ndërtohet pa kushte.

“Marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë. Bisedimet janë përafru. Janë duke u ndërtuar me mirëbesim. Synim e kemi të mos ndërtohet me kushte, sepse do të jetë qeveri e një tranzicione politik me agjendë të vështirë”, tha Haziri.

Numri dy i LDK-së ka folur edhe për emrat e mundshëm të ministrave nga radhët e partisë që ai përfaqëson.

Ai tha se këto emra janë spekulativ sepse në LDK nuk mund të imponohesh.

“I plasuat për të mos u bërë. Është një rregull i pashkruar në LDK që e nxjerrë emrin e vet për spekulime. Ne e dijmë mirë burimin spekulativ. Sipas kësaj që po e them unë LDK ka ndërtimin e një qeverie që presin qytetarët dhe jo një kastë ministrash. Ju e patë që disa munden të qëndrojnë 50 ditë në qeveri”, theksoi ai për Klan Kosova.

Haziri foli edhe për synimet nga koalicioni i mundshëm.

Ai tha nuk qëndron lajmi që katër deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojnë qeverinë e re.

“Qëllimi i LDK-së është ndërtimi i një Qeverie më partitë e tjera, pa PDK-në. Emrat janë të mirë, nuk po them që nuk janë të mirë, po ka edhe emra edhe më të mirë të atyre që do të munden me qenë në qenë në qeveri. Në LDK nuk mund të imponohesh”.

“Është spekulim se katër deputetë nuk do ta votojnë qeverinë, kjo nuk qëndron. Është interesant sepse opozita e kanë përfaqësuesin e tyre presidentin, kryetarja e Kuvendit vjen nga një Qeveri e kaluar. Nuk është diskutuar formula e përfaqësimit për atë thashë se janë spekulime. Kemi vota z. Hoti që të marrë detyrën në plotni”, u shpreh ai.

Ai tha se LDK e sheh edhe AKR-në si partnerë për ekzekutivin e ri.  /Insajderi.com