Hara" />

A i njeh Ramush Haradinaj të gjithë zëvendësministrat? – kjo është përgjigje epike e tij

A i njeh Ramush Haradinaj të gjithë zëvendësministrat? – kjo është përgjigje epike e tij

“Jo jo nuk i njoh krejt” – është përgjigjur duke qeshur kryeministri në largim, Ramush Haradinaj në pyetjen se a i njeh mbi 80 zëvendësministrat e emëruar në Qeverinë e tij.

Haradinaj ka thënë se nuk ua di të gjithëve emrat.

“Jo jo nuk i njoh krejt, në kuptimin i di por me bo me mi pru të gjithë në një sallë mundet që naj njërit sja di emrin – i kam takuar në raste të caktume kohë pas kohë por në grup të madh se unë punoj me ministrin, si unë që punojë me zëvendëskryeministra”, është shprehur ai për Insajderin.

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës.

Kabineti në largim, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë./Insajderi.com