A i përkrah NISMA zgjedhjet e parakohshme ?

A i përkrah NISMA zgjedhjet e parakohshme ?

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, pas daljes së Listës Serbe nga koalicioni qeverisës nuk e përkrah idenë për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se nuk mund të bisedohet për zgjedhje të reja, por nëse partitë e kanë ndonjë tjetër, atëherë le ti sjellin në tavolinë.

“Kushdo që ka një ide është mirë ta bëjë me shkrim. Pastaj në mënyrë të rregullt partitë politike do ta shqyrtojnë”, tha Sherifi për KTV’në.

“Mund të ulemi dhe të bisedojmë për gjithçka por ajo që tani nevojitet është një qetësi, të marrim vendime me koka të ftohta”, theksoi ai.

Ndërkohë, Ahmet Isufi i AAK’së e përkrah idenë e Ramush Haradinaj, i cili pas daljes nga koalicioni të Listës Serbe, partitë shqiptare duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje.

Që nga e premtja, si opozitë janë radhitur edhe deputetët e Listës Serbe, e që përfundimisht në Kuvend koalicioni qeverisës nuk i ka 61 vota, aq sa i duhen për funksionalizim.