A i takon Çakorri Kosovës? – flasin kryeministri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi

A i takon Çakorri Kosovës? – flasin kryeministri i Kosovës dhe ai i Malit të Zi

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar se ende nuk e kanë të përfunduar përcaktimin e vijës kufitare me Kosovën, sa i përket marrëveshjes së arritur për Demarkacionin.

Sipas tij, kjo do të bëhet kur të formohet një komision dhe të dyja palët flasin haptas me njëra tjetrën.

I pyetur t’i komentojë deklaratat e homologut të tij kosovar Ramush Haradinajt se ”Çakorri i takon Kosovës”, kryeministri malazez Markoviq ka thënë prapë se ”të dy palët duhet të jenë reale me njëra-tjetrën”.

Ai u pajtua me homologun e tij, Dushko Markoviq, se çështja e Demarkacionit duhet të zgjidhet në një mënyrë të bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy shteteve.