Ai në emisionin Opinion në Klan fillimisht ka thënë se korrigjimi nuk është shkëmbim i territoreve, pastaj thotë se këtë ide e kanë pasur edhe Presidenti Ibrahim Rugova e zyrtarë të tjerë të LDK-së.
Por, faktet flasin ndryshe. Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë vitit 1994 kishte dhënë intervistë për një gazetë kosovare në të cilen pati deklaruar se ishte kundër ndarjes dhe pro korrigjimit të kufijve, shkruan Insajderi.com
“Për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare.” – kishte deklaruar Rugova.